Connect with us

Kosova

Kosovë-Serbi në thashethemet e botës/ Lidhja e shkurtër dhe patatja e nxehtë

Ambasadori amerikan ne Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes se nje gazetari nëse problemi më i madh i Serbisë është neutraliteti dhe si e perceptojnë SHBA-të Serbinë, Christopher Hill tha se Serbinë nuk e sheh si një vend neutral, se ka bërë zgjedhje civilizuese dhe se është në Evropë.

“Të pëlqen apo jo, Serbia eshte në Evropë” – theksoi Hill dhe shtoi se Serbia ka lidhje edhe me vende të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme dhe se kjo është e rëndësishme për të.

Ai po ashtu u shpreh se SHBA-ja nuk i thotë Serbisë se çfarë të bëjë, sepse është çështje zgjedhjeje, duke shtuar se këtë e kupton, sepse edhe në SHBA nuk i dëgjojnë vendet e tjera kur u thonë se çfarë të bëjnë.

“Unë mendoj se është mjaft e qartë se ku dëshiron të shkojë Serbia. Ajo dëshiron të shkojë me ekonomite moderne. Ajo dëshiron të jetë afër vendeve të Perëndimit. Por nuk mendoj se Serbia dëshiron t’i thuhet se me kë mund të flasë. Pra, nëse Serbia dëshiron të ketë vizitorë nga India apo kudo, kjo është punë e Serbisë” – deklaroi Hill.

Sipas tij, SHBA-të po përpiqen deri diku të krijojnë një mjedis në të cilin Serbia do të shohë se ku dëshiron të shkojë, por “në fund është zgjedhja e serbëve”.

I pyetur nëse në deklarata e tij tregon se Serbia duhet të distancohet nga Rusia, Hill tha se Serbia duhet ta bëjë këtë, sepse janë të pakta vendet në botë që po i afrohen Rusisë.

Ai gjithashtu vlerësoi se në vend që të flitet se nga kush duhet të distancohet Serbia, duhet parë se në cilin drejtim po shkon, duke shtuar se këtë e tregon edhe numri i jashtëzakonshëm i vizitave nga lideret europiane.

“Mendoj se është e rëndësishme që çdo diplomat i huaj të kuptojë se Serbia do dije të zgjedhë miqtë e saj”, tha Hill dhe shtoi se nuk duan t’i thonë Serbisë me kë mund te shkoj dhe me ke nuk mund të flasë.

Advertisement