Connect with us

Rajon

Kosovë-Serbi/ Tërhiq e mos e këput, derisa të këputet

Kreu i Republika Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik, tha se “amerikanët dhe europianët e kanë ekzagjeruar”, duke komentuar se si do të duhej të sillej Serbia pas marrëveshjes së Ohrit.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘Politika’, kur u pyet nëse beson në ndonjë zgjidhje me Kosovën, Dodik tha se “nuk ka më marrëveshje me ta”.

“Amerikanët dhe europianët do të donin që Serbia ta duartrokiste ikjen e Kosovës, por kurrë nuk kanë ofruar asgjë, përveç disa perspektivave të rreme për BE-në. Ka pasur shumë presion mbi presidentin Vuçiç, i cili ka si taktikë, zvarritjen e gjerave, derisa ti çojë ato në kotësi.” – tha Milorad Dodik, teksa edhe e krahasoi Kosovën me Republika Srpskan, duke shprehur synimin që ta bëjë këtë etnitet të pavarur.

“Ose do të fillojë tërheqja e të huajve nga Bosnjë-Hercegovina, ose ata do t’i futin trupat e tyre këtu”, tha Dodik.

Advertisement