Kosova
Kosovë/ Shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se brenda 24 orëve, shtatë pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 337 raste të reja me këtë virus.
Sipas raportit të IKSHPK-së, rastet e reja dalin pas testimit të 1,318 mostrave.
Në 24 orët e fundit, 91 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Që prej marsit të këtij viti, e deri më 1 nëntor, Kosova ka regjistruar 20,179 raste me koronavirus.
Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.