Connect with us

Kosova

Kosovës i dhurohet kohë shtesë/ Vërshojnë eurot nga Plani i Rritjes

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen, ka përmendur aplikim të “kohës shtesë” në kontekstin e Planit të Rritjes për Kosovën dhe Serbinë. Kjo nënkupton se të dyja palët duhet t’i përmbushin obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit edhe pas lirimit të fondeve të para nga Plani i Rritjes.

“Marrëveshja e Ohrit është thelbësore dhe e rëndësishme. Prandaj angazhim do të thotë përmbushje/zbatim në kohën shtesë. Por mendoj se është një shenjë shumë e mirë që tani jemi në gjendje të fillojmë parafinancimin para fundit të këtij viti. Kjo tregon se hap pas hapi do të ecim përpara”, ka thënë Von der Leyen.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) vazhdimisht kanë theksuar se një parakusht për Kosovën dhe Serbinë do të jetë që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për t’i normalizuar marrëdhëniet nëpërmjet zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve që burojnë nga procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënënieve në Bruksel.

Kosova pritet të përfitojë rreth 883 milionë euro, të cilat do shërbejnë në zbatimin reformave dhe projekteve. Në agjendën e miratuar të reformave të Kosovës, sektorët kryesorë janë: demokracia, sundimi i ligjit, tranzicioni i gjelbër dhe digjital, zhvillimi i sektorit privat dhe ambienti i biznesit dhe zhvillimi dhe ruajtja e kapitalit njerëzor.

Dy miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme. Fondet e BE-së do të ndahen dy herë në vit, deri në vitin 2027. Kjo do të thotë se KE-ja do të vazhdojë të monitorojë përmbushjen e kushteve në kuadër të raporteve vjetore. Nëse një vend i shkel kushtet, atëherë fondet mund të ngrihen.

Advertisement