Shkrime
Kostot që do të marr PD për Tiranën
Alban Daci
Beteja për Bashkinë e Tiranës në fakt është konsideruar gjithmonë dhe si beteja për Shqipërinë e ndoshta në situatën politike aktuale që jemi është akoma më domethënëse kjo shprehje!
PD nuk është në ditën më të mirë të saj dhe nuk ka nevojë t’i përsërisim arsyet apo të ri gjejmë fajtorët! Kërkesa e nën kryetarit të Bashkisë të Tiranës përballë Komisionit Parlamentar të Reformës të ndarjes administrative për të përfshirë brenda Tiranës edhe Kamzën dhe Vorën nuk është e rastësishme! Nëse do të bëhej realitet kjo kërkesë që gjasat janë reale, atëherë Kryetar i Bashkisë së Tiranës do të kthehej në cilësinë e një mbret provincial si Haxhi Qamili me një terren të mjaftueshëm dhe kështu do të konsiderohej një Republikë autonome brenda sovranitetit të Republikës së Shqipërisë! Kjo kërkesë e ndarjes territoriale është e ngjashme me një lëvizje të re qamiliste!
Arsyet janë të shumta që duan edhe Kazmën dhe Vorën:
– me këtë ndarje në balancimin e përgjithshëm të votave është e vetmja mënyrë për të marr nën kontroll Kamzën dhe pse jo edhe Vorën
– këto janë zona me i formalitet të lartë e me intensitet të lartë urbanizimi e kështu do të thotë arsye për më shumë tendera e për të futur nën kontroll politik sipërmarrësit e këtyre dy bashkive
– me përfshirjen e këtyre dy bashkive në atë të Tiranës, me pushtetin dhe paratë që kanë ata që janë sot në Pushtet kanë mundësi reale të maksimalizojnë mandatet e deputetëve në këtë Qark në zgjedhjet e përgjithshme
PD ose e djathta duhet të zyrtarizojnë që tani kandidatin përballë Veliaj, sepse ndryshe do të ishte një betejë e vështirë dhe e pabarabartë.
PD apo e djathta kanë kandidatë shumë të mirë potencial që mund ta mundin Veliaj e mes ketyre më i spikaturi është Gerti Bogdani, tirans e djali i ri me plotë dashuri për Tiranën e po ashtu me shumë energji e pasion për ta kthyer atë në rrugën e urbanizimit modern me standardet e kërkuara nga koha!
Kandidati për PD duhet të jetë ekskluzivisht nga PD ose persona që nuk ka militantuar më parë në politikë e aq më pak në një parti tjetër, qoftë nga aleatët!
Programi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për të asfaltuar mijëra klm rrugë apo hapësira publike nuk është gjë tjetër veçse nisja e fushatës elektorale! Po ashtu edhe aksionet për ndërtimet pa leje nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të garantuar edhe votat e elektoratit gri! Bashki e Tiranës është çdo ditë në fushatë dhe PD akoma nuk ka një kandidat potencial përballë për të fituar Bashkinë!