LAJMI I FUNDIT
Kovaçevski: Ballkani i Hapur dha rezultatet konkrete, ende nuk ka përfunduar
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke folur për nismën e Open Ballkan tha se dha rezultate të prekshme e së nuk e ka kryer akoma misionin e vet.
‘Open Balkan si iniciativë e Rajonit nuk mund të jetë gabim. Ftesa është e hapur për të gjithë. Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dhe shumë rezultatet të prekshme. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet.’- tha Kovaçevski.
Rama lë mënjanë Ballkanin e Hapur për tu strehuar në samitin e Berlinit, nga Shkupi i kujton Kurtit: Bëre gabim që nuk more pjesë
“Nuk dua fare në këtë proces për organizimin e samitit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e të futurit bashkë të gjithë nën ombrellën e Berlinit. Dua që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Nuk dua ti jap askujt asnjë mundësi që të vijojë të flasë për paralelizma dhe alternativa. Kjo është shumë e qartë. Për mua Ballkani i Hapur ka bërë shërbim të madh. Një mijë herë të kthehesha do e bëja prapë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet” tha Rama.
A dëmtoi Ballkani i Hapur Kosovën? Rama: I ka sjellë Rajonit veç të mira, 1000 herë të kthehesha mbrapa do ta ribëja
‘Pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili unë kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do ti ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur Rajonit përveç të mirave. Merrini shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve dhe mos harroni se çfarë është bërë nuk zhbëhet. Edhe Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur shtysën. Nuk e kuptoj sesi ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Sa i përket asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes mendoj se është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdojmë të rrijmë në të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njeri tjetrin dhe të grindemi me njëri-tjetrin se kush është patrioti i vërtet. Patrioti i vërtetë është ai që do vendin e vet.’- u shpreh Rama.