Connect with us

Rajon

KQZ i hoqi mandatin/ Reagon Dodik: Dorëzimi dhe heqja dorë nuk ekzistojnë

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës ia hoqi unanimisht mandatin. Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Dodik shkruan se dorëzimi dhe heqja dorë nuk ekzistojnë dhe asnjëra nga këto nuk janë një opsion.

Deklarata e Dodik vjen gjysmë ore pasi KQZ-ja e BeH-së, bazuar në një vendim përfundimtar që e dënoi Dodik-un me një vit burg dhe e ndaloi atë të mbante detyrën e Presidentit të RS-së për gjashtë vjet, mori një vendim për ta shkarkuar atë nga detyra.

Mbrojtja e Dodik-ut ka të drejtë të ankohet në Divizionin e Apelit të Gjykatës së BeH-së brenda dy ditësh, dhe deri atëherë vendimi nuk është përfundimtar. Pasi të përfundojë procedura e ankimit, KQZ-ja do të marrë një vendim për të shpallur zgjedhje të parakohshme për Presidentin e Republika Srpska-s.

Advertisement