Politike
KQZ kërkoi firmën e Bashës/ Alibeaj: Dorëheqjen e Lulit s’ka njeri që s’e di
Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, ka deklaruar se PD do të regjistrohet në zgjedhje dhe do të jetë pjesë e garës.
Në lidhje me vendimin e bërë publik dy ditë më parë nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi se duhet firma e Lulzim Bashës si kryetar i regjistruar i kësaj partie, për regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale, Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin.
“Ne do të futemi në zgjedhje. Nuk do të dërgojmë asnjë dokument në KQZ. E kemi bërë me dije dje. Nuk ka i madh dhe i vogël që nuk e di që Basha ka dhënë dorëheqjen. Është një fakt publik ky tashmë. Do të nisim thjesht një sqarim pranë KQZ”, ka deklaruar ai.