Connect with us

Politike

KQZ merr vendimin, Celibashi: Të numërohen votat e ardhura nga Greqia

Pas disa ditësh pasigurie dhe përplasjesh politike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka marrë vendimin për hapjen e kutive dhe vijimin e numërimit të zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi. Vendimi vjen pas bllokimit të procesit të numërimit që nisi të dielën mbrëma, më 11 maj, me kërkesë të Partisë Demokratike, dhe që shkaktoi reagime të ashpra nga mazhoranca, e cila e cilësoi ndërprerjen si shkelje të ligjit dhe Kodit Zgjedhor.

Në deklaratën e tij zyrtare, Celibashi thekson se procesi i numërimit dhe vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur jashtë territorit të Shqipërisë do të vijojë, përfshirë edhe zarfeve të ardhura nga Greqia, të cilat deri më tani ishin administruar, por jo të shqyrtuara, sipas vendimit të mëparshëm të KSHZ-së (nr. 1121, datë 12.05.2025).

Postimi i kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi:

 

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.

Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërrituara nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025.

Advertisement