Connect with us

Politike

KQZ shqyrton kërkesën e grupit të Alibeajt

Ka nisur në KQZ mbledhja ku pritet të diskutohet për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Më herët gazetari Ergys Gjençaj ka zbuluar se çfarë pritet të ndodhë sot. Ai tregoi se komisioneri Ilirjan Celibashi mund të vendosë për regjistrimin e grupimit të Alibeajt në zgjedhje ose jo, ndërsa zbuloi se kërkesa e tij për plotësim dokumentacioni nuk është përmbushur nga ana e këtij grupimi.

Sipas tij nëse KQZ do vendosë kundër regjistrimit të këtij grupimi në zgjedhjet vendore të 14 majit, vendimi mund të apelohet në KAS nëse do jetë i formës së prerë, duke e lënë sërish të hapur këtë çështje.

 

 

Në një mbledhje KAS e rrëzoi ankimimin duke e kthyer sërish në tavolinën e Celibashit çështjen me argumentin se nuk mund të shqyrtonte këtë rast.

“Komisioneri Celibashi mund të vendosë për regjistrimin e grupimit të Alibeajt, ose jo. Pasi Celibashi tha se kërkoheshin dokumente të tjera, ky grupim tha se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë. Celibashi mund të marrë vendimin për mos regjistrimin e Alibeajt në zgjedhje, edhe pse ky vendim mund të ankimohet më pas në KAS nëse do jetë i formës së prerë”, tha ai.

Advertisement