Connect with us

Kosova

Krasniqi: Marrëveshje e fshehtë Kurti-Lajçak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Kurti se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman. Ai ka thënë se Kryeministri Kurti e pranoi këtë propozim pa treguar asnjëherë për qytetarët se çfarë përmban ai propozim.

“Albin Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat po brengosin qytetarët tanë” – tha Kasniqi teksa shtoi:

“Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”, Shtroi një seri pyetjesh kKryetari i PDK-së në Kosovë

Sipas Krasniqit, PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që ata presin nga marrëveshja potenciale me Serbinë.

“Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike

Advertisement