Kosova
Krasta përdoret nga AKurti, për të sulmuar Buzhalën: Ju meritoni veç pështymën…
Një portal në Bosnje Hercegovinë ka sulmuar dy portale kritike me Albin Kurtin, Nacionale dhe Periskopi, duke pretenduar se ato janë blerë nga Serbia.
Deri këtu nuk ka ndonjë çudi, se në Ballkan jemi mësuar me lajme të sajuara, pa asnjë fakt dhe verifikim.
Por në mënyrë skandaloze, ky lajm është përkthyer dhe publikuar nga televizioni publik në Kosovë, që mes të tjerëve, drejtohet dhe nga Adi Krasta.
Arsyeja është e qartë: Për të demaskuar “armiqtë” e Albin Kurtit.
Pas këtij skandali të televizionit publik në Kosovë, për të cilin kanë reaguar ashpër edhe shoqatat e gazetarëve në Kosovë, Berat Buzhala i është përgjigjur sulmit të RTK-së.
“Nje gazete e Bosnjes e paska publiku nje lajm qysh disa media te Kosoves, perfshi gazeten Nacionale e ka ble Vuciqi. Media e Bosnjes kete shkrim e ka botu me burime.
Paturpesisht kete shkrim e ka publiku RTK, Ardian Krasta. As nuk jane lodhe me çu pyetje, ose ckado qofte, thjeshte e kane lexu.
Keso taktika te poshtra vec RTS’i i Millishevicit ka bo, per me i frikesu kundershtaret.
Mandej te njejtin shkrim e kane bo share ne rrjete sociale edhe disa deputete te partise ne pushtet.
A ke qikjo arsyeja qe e shkarkute Shkumbin Ahmetxhekaj? Nuk ju lejke me botu qeso shkrimesh apo?
Cfare turpi.
***
Po me dhimen shume kolege te mire qe sot duhen me punu ne RTK. Ata kane me u permend per te keq pas disa vitesh, qysh kane heshte kur jane detyru me bo lajme me porosi, kunder kolegeve te tyne. Madje edhe qysh nuk ju ka ardhe marre me i lexu.
Tregoni pak dinjitet se kena me u taku ne rruge.
***
Stafi qe punon me mu e din. Punoj si kali, 7 dite ne jave. Shkruj shkrime, boj video, ngaj mas marketingut, intervistoj njerez, vec me e majte gjalle nje kompani me 40 veta. Nuk po ju kallxoj sa e kam rrogen, se edhe ju ia nisni me keshe. Po po, nuk jam keq financiarisht, sepee bashke me partnere te tjere e pata ndertu nje kompani me 150 veta, te cilen e pata shite.
Nuk e kam bo as Nacionalen vet. Bashke me shume te tjere e kam bo. Rrogat i japim ne banke, pagujme tatime cdo muaj, bile edhe tatim ne fitim. I kena nejt perballe edhe pushtetit te Thacit edhe te Haradinajt, qashtu qysh duhet mediat me i nejte perballe cdo pushteti. I rrime perballe edhe pushtetit te Kurtit.
Merrni vesh: Bashkehisenik jemi ne kete shtet, ndaq me cka kena bo e cka kena hjeke para luftes, ndaq gjate luftes, e edhe tash pasluftes.
Tash çohet nje pshurran, a pshurrane, edhe publikon lajme ne RTK, ne median qe na paguajme taksa per te, qysh e paskmi shite ne Serbi Nacionalen kushedi sa miliona euro.
Dijeni o butakë qe tashme shkune kater vjet. Shkojne edhe kater tjera. Dikur takohmi ne kafe e ne rruge, e ka mundesi qe ju pshtyjme ne ftyre”, shkruan Buzhala.
MARRE NGA GAZETA TEMA