Rajon
Kremlini në anën e Vuçiç/ Peskov: Shpresojmë që presidenti Vuçiç të rivendosë qetësi në Serbi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Kremlini nuk mund ta përjashtonte mundësinë që protestat antiqeveritare në Serbi, të ishin një përpjekje për një revolucion, por ishte i bindur se udhëheqja serbe do të rivendoste qetësinë.
Të shtunën, policia serbe u përlesh me protestuesit antiqeveritarë që kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç.
“Pavarësisht faktit se Serbia është, sigurisht, nën një presion të paparë nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që atje po përdoren metoda të njohura për të nxitur revolucione me ngjyra. Nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë ligjin dhe rendin në vend në një të ardhme shumë të afërt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rusia tradicionalisht e sheh Vuçiçin si një aleat të ngushtë dhe udhëheqësi serb ishte në Moskë më 9 maj për të parë një paradë ushtarake për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë mbylljen e universiteteve, e kanë shqetësuar Vuçiç, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare. Vuçiç tha se pas protestave të së shtunës qëndronin “forca të huaja” të paspecifikuara dhe se demonstruesit u përpoqën të “rrëzonin qeverinë serbe”, por dështuan.

