Connect with us

Bota

‘Kremlini nuk duhet tja hedhë pa u lagur’

Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian: Kremlini nuk duhet të dalë palagur

Zemërimi është reagimi më i zakonshëm i liderëve evropianë kur bëhet fjalë për bombardimet masive ruse të qyteteve të ndryshme të Ukrainës. Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Mensola deklaroi: Kjo që po ndodh është e neveritshme. Rusia po hedh bomba ndaj njerëzve që përpiqen të kenë një jetë normale, ndaj fëmijëve që shkojnë në shkollë, po vrasin civilë… është absolutisht e dënueshme. Këto janë krime lufte dhe përgjigja duhet të jetë proporcionale. Kremlini nuk duhet të dale palagur”.

Të njëjtin ton ka treguar edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për shtyp në të cilën ka kujtuar se “sulmet pa dallim ndaj civilëve janë krim lufte”.

Nga Talini në Estoni, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka dalë në favor të krijimit të një gjykate ndërkombëtare për të gjykuar krimet e luftës të kryera nga Rusia.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sulmet ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë dhe tha se Aleanca Atlantike “do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas në luftën e tyre kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Advertisement