Kronike
Kremlini zbulon ‘Avangard’

Ministria ruse e Mbrojtjes ka komunikuar hyrjen përfundimtare në shërbim të “Avangard”, sistemit të raketave balistike ndërkontinentale të vendosura në rajonin e Orenburgut, në Uralet jugore.
“Avangard” u prezantua në mars 2018 nga Presidenti Vladimir Putin, i cili shpjegoi se si këto raketa ishin në gjendje të fluturonin nëpër shtresat e dendura të atmosferës me shpejtësi deri në 32,000 kilometra në orë.
Njoftimi vjen pas një sulmi të synuar në disa vende strategjike thelbësore për dërgimin e armëve perëndimore në Kiev. Sipas ministrisë së mbrojtjes, të gjitha vendet e përcaktuara u goditën nga raketat.
Në takim me krerët ushtarakë, presidenti Putin kërkoi që të bëhen propozime në afat të mesëm dhe afatgjatë për atë që Rusia ende e quan një operacion special në Ukrainë.
Rusia vazhdon me taktikën e bombardimeve në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke ekspozuar miliona civilë në të ftohtë dhe duke i detyruar ata të qëndrojnë në errësirë.

