Connect with us

Politike

Kreshnik Spahiu: Macron e konsideron Ramën, si partnerin kyç në Ballkan

Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Paris, ku ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama.

Ai theksoi se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor.

Mes tjerash, Spahiu tha se Franca po konsiderohet si një nga mbështetësit dhe avokatët kryesorë të çështjes shqiptare.

“Deduksioni i  të gjithë kësaj panorame është se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor, një nga vendet më skeptike për rolin politik të Shqipërisë. Është i përafruar shumë pozicionit të Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA.

Nëse kemi pasur një vend, i cili na shikonte me skepticizëm apo mbante një lloj distance për shkak të turbelancave që kemi pasur me ta, mendoj se Parisi e konsideron Tiranën kryeqytetin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të Rëndësisë Gjeopolitike ushtarake dhe për shkak të rreshtimit të Shqipërisë si çelësi i stabilitetit politik etnik.

Franca dhe Macron ka një pozicion të qartë me Ramën. Mendoj se Macron ka pasur rezervat e veta ndaj Tiranës dhe qeverisë shqiptare, por tashmë ka një afërsi shumë të fortë. Mendoj se Franca po konsiderohet si një nga mbështetësit dhe avokatët kryesorë të çështjes shqiptare.

Mos të harrojmë se dhe projekti për zgjidhjen e dialogut Kosovë- Serbi ka emrin franco-gjermanë. Macron është një nga negociatorët kryesorë për të shuar debatet dhe tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë”-tha ai.
Advertisement