Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Përqindja e bojkotit në 14 maj do jetë rekord historik i 33 viteve

Juristi Kreshnik Spahiu tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit do të jetë e ulët. Sipas tij, përqindja e bojkotit ditën e diel do të jetë rekord historik i 33 viteve.

“Zgjedhjet e 14 majit do të jenë më të bojkotuarat në historinë e Shqipërisë. Që nga viti 1990 do të kenë numrin më të ulët të pjesëmarrjes dhe nga an tjetër mendoj që do të jetë përballja me diferencën më të thellë, nga viti 1991 ku ishin zgjedhjet e para pluraliste, mendoj që Partia Socialiste do të korrë fitoren më të thellë me një kundërshtar,” – u shpreh Spahiu në një intervistë.

Juristi komentoi se “ndeshja” e 14 majit është e shitur dhe fituesit do të jenë ata që aktualisht kanë pushtetin.
Advertisement