Aktualitet
Krifca injoron ankesën e fermerit, i kthen kurrizin
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi sot vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Korçë dhe më pas dha një deklaratë të programuar për gazetarët, por nuk pati asnjë përgjigje veç të qeshurave për një fermer që po i thoshtë problemet e tij.
Teksa priste që të reshtoheshin para saj kamerat e mediave, ministrja i ktheu kurrizin një fermeri që i qante hallin duke i thënë se kishte 1500 kuintal mollë pa shitur sepse nuk kishte treg. Por duket se ministrja nuk u shqetësua shumë, madje nuk ngurroi që të bënte humor me të. Por përgjigje për asnjë moment nuk i dha edhe pse iu përsërit e njëjta pyetje disa herë.
PJESË NGA BISEDA:
Fermeri: Kam 1500 kuintal mollë, s’kam ku i shes?!
Frida Krifca: Nuk je i vetmi. Kudo që shkojmë nëpër Shqipëri gjejmë gazetarë që janë edhe fermerë.
Gazetarët: Ai është vetëm fermer
Frida Krifca: A është vetëm fermër…*vazhdon dhe qesh
Edhe pse vizitën e mbaroi, sërish fermeri nuk mori asnjë përgjigje për një treg ku të shiste prodhimin e tij, në mënyrë që të mos përsëriten skenat e çdo viti, ku fermerët hedhin mollët e kalbura në tokë për shkak se askush nuk kujdeset për prodhimin e tyre.