Connect with us

Kosova

Krijimi i Republikës Srpska në Kosovë, Britania: Nuk do e lejojmë

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet mes vendeve.

Ajo është shprehur e qartë, duke thënë se  Britania nuk do të mbështesë formimin e Republikës Srpska në Kosovë, duke argumentuar se një gjë e tillë nuk do të çonte në unitet, por konflikt dhe tension, shkruajnë mediat serbe.

“Paqartësia në planin franko-gjerman është problematike. Ata flasin për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degën e ujit, rrymës dhe gazit? Apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë Republikën Srpska në Kosovë”, tha ndër të tjera Kearns.

Advertisement