Politike
Krimet zgjedhore/ Kalaja: Task-Forca e Dumanit është ‘show’ i prokurorisë për të manipuluar publikun

Drejtuesja e Komisionit të Apelit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, e cilëson ‘Task-Forcën’ e ngritur në SPAK, si një show, pa asnjë funksion për publikun.
Kalaja thotë se përpjekjet për të manipuluar opinionin publik janë të qarta dhe se një pjesë e madhe e dosjeve të rëndësishme, si dosja ‘184’, janë lënë pa u hetuar. Kalaja ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar kjo dosje nga prokuroria, duke sjellë në vëmendje dënimin e disa personave jot ë rëndësishëm dhe mos hetimin e personave që shfaqeshin në përgjimet.
Po të jap dosjen ‘184’, e cila shkoi me prova të reja, me indicie të reja. Ndërkohë kemi dosje aty të gjykuara. Dosja ‘184’ nuk është gjykuar, janë dënuar 4 persona fundorë. Ndërkohë e gjithë pjesa kryesore e dosjes, me zë dhe figurë, është e pa hetuar fare.
Ndërkohë, kemi dosjen ‘5D’. çfarë bëri për dosjen ‘184’ Ahmet Prençi? E ktheu mbrapsht. Nuk mori parasysh që, kjo që paska pasur dosjen në 2019, qenka dhe bashkëshortja e një personi që ishte në përgjimet e dosjes. Sot ai person, Gentian Keshi, është agjent i BKH. Kjo është drejtësia. Dhe ka të drejtë Erion Veliaj. Na ka dhënë gjëra shumë të vlefshme. Kur ka thënë, kapni filanin, flisni me fistëkun, sei kemi vënë ne, i kemi emëruar ne, i kemi caktuar ne, etj. Kjo është e vërteta.

