Connect with us

Politike

‘Krimi i organizuar vendos fatet politike’/ Boçi flet për zgjedhjet: PE e shqetësuar!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar raportin e hartuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian.

Boçi tha se shqetësimet e opozitës për situatën politike dhe zgjedhore në Shqipëri janë tanimë të konfirmuara edhe në nivel ndërkombëtar.

Boçi u ndal në vendimin e rëndësishëm për dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri nga Parlamenti Evropian, që do të verifikojë nga afër shqetësimet e ngritura, përfshirë edhe pretendimet për ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe jetën politike në vend.

E rëndësishme është që ka një shqetësim thelbësor pavarësisht spinimit që bëjnë mediat gjithmonë afër Ramës. Ka dhe vendime shumë të rëndësishme. Zëri i opozitës ka mbërritur atje dhe madje qëndrimet mbështetej në fakte përtej atyre që ka dërguar edhe opozita. Është miratuar dërgimi i një misioni faktmbledhës, sikurse bën partitë popullore Evropiane, tani edhe Parlamenti Evropian është në të njëjtën linjë.

Ka një mision që do të vijë së shpejti në Shqipëri për të mbledhur faktet dhe shqetësimet e paraqitura nga Komisioni i jashtëm dhe Komisioneri përkatës, i cili ka shprehur qartazi që zgjedhjet në Shqipëri jo janë cenuar, por zgjedhjet në Shqipëri në ato terma që ai ka parashtruar nuk ekzistojnë, sepse votat janë marrë me presione, janë marrë me falje gjobash, janë marrë me bonuse pensionistësh.

Sikurse që është edhe më kryesorja, është përcaktuar qartazi që krimi i organizuar në Shqipëri është faktori determinant që vulos balancën politike ose që vendos se ku do të anojë fitorja politike dhe ky është një shqetësim i madh i PE, i cili ndeshet me krimin e organizuar për rolin që ai luan në Shqipëri, por tashmë dhe në atë rol specifik shumë të madh që ai luan në vendet e tyre duke u shndërruar në një element shumë shqetësues sepse është fuqizuar jashtë mase dhe është entitet që godet jetën sociale por si duket edhe përtej jetës sociale.

Ndërkohë, në Shqipëri ai vendos fatet politike. Është një entitet që është fuzionuar ngushtë me mazhorancën përgjatë këtyre viteve. Më parë ka patur edhe përfaqësuesit e tij të drejtpërdrejtë në politikë në Shqipëri në nivelet e pushtetit lokal dhe qendror. Ka ndërruar praktikë sepse tashmë dërgon përfaqësues jo të lidhur aq drejtpërdrejtë, por të vendosur drejtpërdrejtë prej tyre që mbrojnë interesat e tyre dhe më së shumti një gjë e tillë u përshfaq në një formë të saj më të plotë, në zgjedhjet e 11 Majit. E rëndësishme është që këto reagime janë evidente, të prekshme dhe kemi një reagim shumë të fortë”, tha Boçi në Syri TV.

Advertisement