Kronike
Krimi i rëndë/ Fqinji vret me çekiç 82-vjeçarin: Më kishte 200 mijë lek borxh
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 30 dhjetor, në Durrës, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i vrarë në banesë e tij. Autori Fation Janina që vrau 82 vjeçarin në Durrës, ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Në dëshminë e bërë në polici, ai është shprehur se është zënë me viktimën për një borxh prej 200 mijë lekësh në banesën e 82 vjeçarit dhe më pas e ka qëlluar.
Dëshmia: Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj të sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli I shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe I dergova ne shtepine time. Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes. Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise.