Connect with us

Kosova

‘Krimineli’ – Përplasje ballkanike në SHBA

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç, tha se ky I fundit është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, teksa edhe e akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë.

Që Daçiq është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.

“Ivica Daçic është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla.

Ajo përmendi edhe postet që Daçiq e Vuçiq i kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapit të Ballkanit”, Milloshevic që është përgjegjës për luftërat serbe.

“Vuçiq e Daçiq duan një rend që të dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ndodhë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes, ku Presidenti dhe Ministri I Puneve te Jashtme I kane duart me gjak” – tha kryediplomatja kosovare

Advertisement