Pinknews
Krishtlindje me BBVIP/ Albana: Jo më Ilir dhe Donald
Arbana Osmani do të jetë sërish moderatore e “Big Brother Albania”, pasi prej vitesh tashmë publiku është mësuar me figurën e saj në këtë format, saqë njerëzit nuk e imagjinojnë “Big”-un pa të.
Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në programin “Wake Up”, ku zbuloi disa detaje nga edicioni i dytë i “Big Brother”.
Ajo konfirmoi se Krishtlindjet publiku do t’i kalojë në shtëpinë e “Big Brother”. Por ajo kishte një “merak”, pasi nuk do të donte që ky edicion të kishte një “Ilir” dhe një “Donald”.
Pjesë nga intervista:
Kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?
Cili mendon se ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”?
Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë.
Çfarë ishte që ty të pëlqeu nga edicioni i parë?
Mendoj se çdo personazh aty brenda është trajtuar mirë, me dinjitet, nuk është shfrytëzuar absolutisht asnjë pikë e dobët e tyre, përkundrazi janë empatizuar pikat e tyre të forta dhe njerëzit kanë parë një produkt televiziv cilësor.
Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në atë format televiziv janë shfaqur në një dritë krejt ndryshe që publiku nuk i njihte më përpara dhe janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe në të këqijat e tyre patjetër.
Me plot gojën e them se ky nuk është një format i bërë keq, është një format i bërë mirë. Nuk është një format trash, është një spektakël që mblidhte gjithë familjen. Ne e dinim se audiencën e kishim të të gjitha moshave.
Ato personazhe ishin vërtetë shumë simpatikë dhe antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë tifozeri që u krijuan.
Mendon se do ketë një dyshe të tillë në “BBV2”?
Shpresoj që jo, e uroj me gjithë zemër. Ishte shumë e bukur ta kishe, por edhe vështirë të menaxhoje gjithë presionin se ishin shumë afër me njëri-tjetrin.