Bota
Krishtlindje të ngrira në SHBA/ Viktima prej motit të keq
Numri i përditësuar i viktimave prej motit të keq në Shtetet e Bashkuara është rritur në të paktën 28, kryesisht në Oklahoma, Kentucky, Missouri, Tennessee, Kansas, Nebraska, Ohio, Nju Jork, Kolorado dhe Michigan. Edhe pse Krishtlindje, mijëra fluturime të anuluara prej stuhisë dimërore, e paprecedentë me borë dhe akull, dhe teksa temperature ka rënë më shumë se 20 gradë nën zero.
Pamjet video i referohen Buffalo-s, një qytet në shtetin e Nju Jorkut që ka regjistruar pasojat më të këqija të valës së jashtëzakonshme të motit të keq. Por nga Lindja në Perëndim, duke kaluar nëpër Shtetet e Mesme Perëndimore, dhe duke arritur deri në Florida dhe Teksas, ishte pothuajse paradhoma e ferrit.
Në harkun e 4 ditëve, ende gjysmë milioni amerikanë janë pa energji elektrike dhe ngrohje. Autoritetet kanë bërë thirrje për kursimin e energjisë dhe të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.