Kosova
Kritikat për njëanshmëri, Lajçak: Kjo tregon që jam diku në mes
Emisari i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak ka thënë se kritikohet, herë se e mban shumë anën e Kosovës e herë se i mban anën Serbisë. Megjithatë ai thotë se këto kritika për mbajtje anësh, tregojnë se ai qëndron diku në mes, ashtu siç duhet.
Teksa ka folur për krizën në veri të Kosovës, emisari sllovak ka thënë se situata është e tensionuar dhe plot provokime.
Sipas tij, de-përshkallëzimi është çështje kyçe për BE-në, në mënyrë që të kthehet normaliteti.
“Jemi shumë të shqetësuar për situatën. Kemi patur qindra apo mijëra njerëz në rrugë për më shumë se një muaj. Kjo është një situatë që tregon qartë se mund të ndodhin provokime. Kemi një atmosferë shumë të tensionuar. Kjo është arsyeja pse de-përshkallëzimi është një çështje kyçe për ne. Që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre, dhe ne të kthehemi në punën tonë dhe të merremi me çështje politike, jo me çështje sigurie”, ka thënë Lajcak.