Connect with us

Bota

Kriza energjetike, stuhia perfekte bie mbi Europë

Lufta në Ukrainë, sanksionet ekonomike, inflacion, shantazh energjetik, thatësirë ​​ekstreme. Do të vijë momrnti që, për disa qytetarë europianë, alternativa do të jetë mes ushqimit dhe ngrohjes, nëse nuk gjendet një zgjidhje për krizën energjetike, të shkaktuar nga faktorë të shumtë.

Stuhia perfekte

Evropa nuk di çfarë të bëjë tjetër për t’u mbrojtur nga stuhia e përsosur që po shpërthen mbi çmimet e energjisë dhe që për shumë qytetarë prezantohet si një kërcënim ekzistencial për dimrin e ardhshëm.

“Jemi në një luftë energjetike me Rusinë, e cila po dëmton të gjithë BE-në”, shkroi në Twitter Jozef Sikela, Ministër i Industrisë i Republikës Çeke.

Republika Çeke, pas Francës, do të mbajë presidencën e rradhës të BE-së deri më 31 dhjetor 2022 dhe ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të BE për të trajtuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur.

Për të bërë gjërat edhe më keq..

Situata është paradigmatike në dy ekonomitë kryesore evropiane. Ky është rasti i Francës, një vend shumë i varur nga energjia bërthamore. Mbyllja e disa reaktorëve për mirëmbajtje e ka çuar koston për megavat orë në 900 euro në tregun e të ardhmes, dhjetë herë më e lartë se një vit më parë.
Gjermania ështëshumë e varur nga gazi rus. Shkurtimet e vazhdueshme të furnizimit nga Gazprom dhe mbyllja e planifikuar e gazsjellësit Nordstream më 31 gusht japin një pamje të zymtë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, energjitë e rinovueshme kanë vuajtur pasojat e një prej verave më të nxehta dhe më të thata në kujtesën e gjallë.

Lumenjtë janë tharë dhe hidrocentralet po punojnë pa kapacitet të plotë kurse energjia nga era është në krizë për shkak të mungesave të mëdha gjatë valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit që tronditën kontinentin.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *