Connect with us

Rajon

Krizë e madhe/ Dodik kërcënon Sarajevën, premton rikthimin në Serbi

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar nga Izraeli pasi gjykata e Bosnje Hercegoviznës kërkoi në Interpol që ndaj tij të ketë një urdhër arresti ndërkombëtar.

“Myslimanët nga Sarajeva po përpiqen të bëjnë gjithçka, si dhe Prokuroria antikushtetuese dhe Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës për ta instrumentalizuar gjyqësorin”, tha Dodik.

“Si president i Srpskas, para së gjithash respektoj vendimet e Kuvendit Popullor, në të cilin është thënë gjithçka, gjegjësisht si duhet vepruar. Gjithçka është e qartë”, u shpreh ai.

Dodik njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të kthehet në Serbi, pas përfundimit të aktiviteteve në Izrael.

 

 

Presidenti i RS theksoi se Sarajeva është e frustruar nga fakti se nuk mund ta zgjidhin çështjen në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se tani duan ta ndërkombëtarizojnë atë.

“Ata duan të më pengojnë të shkoj në vizita, të takohem me shtetarët, të më izolojnë në atë mënyrë dhe më pas të flasin se si nuk mund të takohem me askënd. Na takon neve të luftojmë dhe nuk kam ndërmend të heq dorë. Më kanë mbetur ende mjaft vite për të luftuar për statusin adekuat të Republika Srpska. Ata madje kanë një frikë nga ndryshimi i tyre klasik”, theksoi ai.

Advertisement