Politike
Kroaci-Shqipëri marrëveshje për sigurimet shoqërore
Rreth 3000 shqiptarëve që punojnë në Kroaci së shpejti do t’u njihen vitet e punës dhe kontributet shoqërore për pension. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama i cili ka shkruar në Facebook se ka përfunduar faza e parë e bisedimeve.
“Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shkruan Rama.