Connect with us

Bota

Kroacia miraton euron/ Nga 1 janari vendi…

Kroacia miraton euron: nga 1 janari vendi do të jetë pjesë e Eurozonës

Katër milionë qytetarë të tjerë europianë do ta kenë euron në xhepat e tyre duke filluar nga 1 janari. Do të jenë kroatët, ata që duke nisur nga viti i ri do të bëhen pjesë e zonës Shengen.

Nga kjo e diel, ata që do udhëtojnë drejt dhe nga Kroacia nuk do të detyrohen më t’i nënshtrohen kontrolleve të veçanta të kufirit të brendshëm.

Por euro do ta zëvendësojë gradualisht Kunën si monedhë e Kroacisë. Të dy monedhat do të përdoren së bashku për një periudhë prej dy javësh, gjatë së cilës ndryshimi do të jepet në euro për të lejuar një tërheqje progresive të kunave nga qarkullimi.

Udhëtimi i Zagrebit drejt BE-së filloi në vitin 2000 me ardhjen në pushtet të forcave pro-evropiane dhe demokratike. Kroacia u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe është anëtare e Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2013.

Zona e lëvizjes së lirë u zgjerua për herë të fundit në vitin 2008, kur iu bashkua Zvicra. Me hyrjen e Kroacisë, zona Shengen do të përfshijë 27 vende.

Advertisement