Connect with us

Rajon

Kroacia reagon: Serbi, STOP së thëni “Kosova është Serbi”

Serbia duhet të pranojë që Kosova është e pavarur, ka thënë presidenti kroat Zoran Milanoviq

Ai shtoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishte i vetmi që bëri thirrje që vendet evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin Kosovën.

“Por është si të flasësh me një mur”. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentët që eventualisht, në një moment krize, në ndonjë rënie të imunitetit, mund të aplikohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanović.

Ai gjithashtu tha se Serbia duhet të ndalojë së përsërituri se Kosova është Serbi. “Jo vëlla, është punë e kryer”, shtoi ai.

Kosova ende nuk është njohur nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Advertisement