Kosova
Krokodili plak/ Vulin përsëri i quan me emër fyes shqiptarët
Nacionalisti dhe urrejtësi i madh i shqiptarëve, që i quante ata me një emër fyes dhe njëherazi mbështetës i idesë së botës serbe, që është ide e njëjtë si ajo e ish-mësuesit të tij Millosheviç, se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet, që për pasojë solli luftërat në ish-Jugosllavi, Aleksander Vulin, ka deklaruar se “vetëm bota serbe mund të evitojë zgjerimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Ai vazhdimisht ka dal me idenë se perëndimi po lejon krijimin e Shqipërisë së Madhe, prandaj serbët duhet të mbështesin idenë e botës serbe që nuk është asgjë pos ‘Serbi e Madhe’.
“Vetëm krijimi i botës serbe dhe udhëheqja e politikës së guximshme dhe të pavarur serbe mundet të ndalojë zgjerimin e Shqipërisë së Madhe” – ka deklaruar Vulin, ish kreu i Agjencisë Informative të Serbisë (BIA), themeluesi i Lëvizjes Socialiste.
Këtë deklaratë e ka bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që ai e quan të shpallur njëanshëm dhe duke i quajtur përsëri me emër nënçmues edhe fyes shqiptarët.
“Shqiptarët e Kosovës me dëshirën e vetë dhe me vullnetin e NATO-së kanë shpallur pavarësinë e Kosovës. Serbia asokohe në vitin 2008 ishte para dyerve të NATO-së plotësisht nën kontrollin e BE-së dhe në raportet më të këqija ndonjëherë me Kinën dhe Rusinë, në këmbim të plaçkitjes dhe privatizimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës” – tha Vulin.
Ai ka vlerësuar se “Shqipëria e Madhe” nuk do të ndalohet nga aleanca e NATO-së që e krijoi vetë, dhe serbët e Kosovës nuk do t’i ruajë BE-ja që është përfshirë vetë në dëbimin e tyre