Connect with us

Politike

Kryebashkiaku i Berishës në krah të Ramës: Të shohim interesat e qytetarëve

Pas mbledhjes me qeverinë, 6 kryebashkiakët e djathtë që pranuan ftesën e kryeministrit Rama, dolën në një deklaratë për median.

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja dhe ai i Fushë Arrëzit, Hile Curri thonë se morën pjesë në mbledhje sepse hallet e komunitetit që ata drejtojnë, janë më të mëdha se sa çështjet e ngjyrave të politikës.

Sipas tyre ata u ndjenë të barabartë në mbledhje dhe shpresojnë se do të jetë të barabartë edhe në marrëdhënien me qeverinë.

Nuk jam vetëm unë kryebashkiak i djathtë në Shkodër, por jemi 6. Të lëmë pas ndasitë politike, të shohim interesat e qytetarëve. Ne kishim kërkesat tona, sipas zonave që kemi nën administrim. Gjitha bashkitë janë në vështirësi ekonomike. Por, besoj se duke bashkëpunuar, të gjithë bashkë do ia dalim”, u shpreh Qosja.

Advertisement