Aktualitet
Kryebashkiaku i New York-ut mban premtimin, mbërrin në Vlorë me helikopter
Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams ka mbërritur me helikopter mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës së bashku me një delegacion amerikan. Adams është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe nga ekipi i tij i sigurisë. Delegacioni është ndalur fillimisht në vilën qeveritare, ndërkohë që mësohet se më vonë Adams do të vizitojë edhe zonën e Orikumit.
Megjithatë ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të vizitës së tij në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të New York-ut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.