Connect with us

Politike

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Jam e paditur e Veliajt, botox kam bërë si të gjitha gratë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë pas 5 orësh nga SPAK, ku ka bërë me dije se është marrë në pyetje në lidhje me lobimin në ShBA, hetimin pasuror dhe ndërhyrjet estetike.

Kryemadhi deklaroi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike, por vetëm botox si të gjitha gratë. Ajo deklaroi se është e paditur nga Erion Veliaj, teksa shtoi më tej se i qëndron të njëjtave fjalë për reformën e drejtësisë.

Deputetja e PL-së deklaroi se ndahet me bashkëshortin e saj Ilir Meta për sulmet ndaj SPAK, teksa theksoi se nuk do ta sfidojë drejtësinë. Kryemadhi tha se është nga deputetet e pakta, e cila ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.

Kryemadhi: I dhash përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë.

Botox & ndërhyrje estetike?

Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Cdo gruan që mirëmbahet dhe që kërkon  korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Botox kam bërë si të gjitha gratë.

Në çfarë cilësie u pyetët?

Isha në cilësinë e personit në dijeni.

Telefoni?

Le ta mbajnë se s’ka naj gjë në celularin tim. Kam vetëm fjalë të bukura në celularin tim.

Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?

Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi,. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj.

Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK?

Ndahemi.

Advertisement