Politike
Kryemadhi: Pse SPAK nuk vepron ndaj njeriut të Ramës
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka ngritur pyetjen se përse SPAK nuk vepron kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Emngjëll Agaçi në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi tha se Agaçi kishte dijeni që kontrata për këtë Incenerator ishte në kundërshtim me ligjin e futi në rend dite në KM.
Postimi i plotë:
Engjëll Agaçi edhe pse kishte dijeni se Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin, vendosi të fusi në rend dite në Këshillin e Ministrave miratimin për financim të kësaj kontrate të pa ligjshme! Kjo, e thënë nga Gjykata e Lartë në vendimin e dhënë. Çfarë i duket kaq komplekse SPAK në këtë shkelje flagrante, që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?