Connect with us

Kosova

“Kryeneçi Kurti, drejt përplasjes katastrofale me SHBA”

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë tensionuar fort edhe raportet e Kosovës me partnerin kryesor, SHBA-të. Moskoordinimi i Qeverisë së Kosovës me aleatët për veprimet në veri është parë më shumë shqetësim nga opozita dhe shoqëria civile. Ata kanë bërë me dije se me këtë qasje,  kryeministri Albin Kurti po e çon Kosovën drejt një përplasje me Amerikën. Sipas tyre, prishja e raporteve me SHBA-të do të ishte katastrofale për Kosovën.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se kryeneçësia e Qeverisë mund të sjell pasoja të pariparueshme për Kosovën.

I shqetësuar me lëndimin e raporteve është shprehur edhe politologu Agon Maliqi. Sipas tij, ajo çka po bën pushteti është populiste.

 

Advertisement