Bota
Kryengritja e Wagner-it, Kievi: Fillimi i një lufte civile në Rusi
Kryengritja e grupit privat ushtarak rus Wagner-it shënon fillimin e luftës civile në Rusi, sipas këshilltarit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak.
Podolyak u shpreh se kjo ngjarje ka intensifikuar ndarjet e brendshme midis Moskës dhe paraushtarakëve dhe 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë situatën e re në Rusi.
“Fillimi i kundërofensive ukrainase më në fund destabilizoi elitat ruse, duke intensifikuar ndarjen e brendshme që lindi pas disfatës në Ukrainë. Sot ne në fakt jemi dëshmitarë të fillimit të një lufte civile”, shtoi më tej ai.
Në lidhje me situtën në Rusi, kujtojmë që udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ushtrinë ruse se ka sulmuar trupat e tij.