Politike
Kryeparlamentare/ Zupančič uron Spiropalin: Të zbulojmë rrugë të reja për…
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, znj. Urška Klakočar Zupančič, ka uruar Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryeparlamentarja sllovene në letrën drejtuar Spiropalit shprehet “Të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen”.
“Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve”, shprehet ajo.
Letra e Kryetares së Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë
“Në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, ju dërgoj urimet e përzemërta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare.
Ju uroj sukses në përmbushjen me sukses të përgjegjësive në detyrën e nderuar që ju është besuar. Jetojmë në një kohë që Europa dhe komuniteti ndërkombëtar përballojnë sfida të mëdha, të cilat kërkojnë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes shteteve.
Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve. Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në letrën që Zupančič i ka drejtuar Spiropalit.