Connect with us

Politike

Kryesia e PS-së/ Rama bën lëvizjen e radhës, jep porositë dhe udhëzon anëtarët për…

Në selinë e PS-së po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS-së, e thirrur nga Kryeministri Edi Rama, një ditë pasi Asambleja Kombëtare zgjodhi forumin më të rëndësishëm politik të kësaj partie.

Ppavarësisht se është një mbledhje konstituimi, Kryeministri Edi Rama po jep porositë dhe udhëzimet për anëtarët e Kryesisë lidhur me organizimin e punës në bazën e PS-së.

Kryesia e PS-së mblidhet vetëm pak orë pasi Asambleja Kombëtare zgjodhi anëtarët e rinj, ndërsa socialistët kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e 2025-ës. Gjithashtu, PS ka përcaktuar tashmë edhe drejtuesit politikë sipas qarqeve dhe paralelisht ka nisur edhe procesi i aplikimeve për deputet.

Mbledhja e Kryesisë së PS-së ka nisur rreth orës 18:30, ndërkohë që para nisjes së saj, Edi Rama ka zhvilluar një takim me grupin e parë që ka aplikuar në platformën “deputeti që duam”. Rama e cilësoi këtë platformë si një mundësi që kanë të gjithë ata që kanë ambicie për të kandiduar si deputetë, dhe nuk do të kishin kurrë mundësi që të përmbushin ambicien nëse procesi do të mbetej në degët e Partisë Socialiste.

Advertisement