Connect with us

Politike

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi në SPAK!

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja e marrjes në pyetje të kryebashkiakut socialist në organin e akuzës.

Artur Bushi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015.

Thirrja e Artur Bushit në SPAK, vjen një ditë pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku socialist.

Lefter Alla u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellësit të Bulqizës.

 

Advertisement