Connect with us

Kronike

Ksamil/ Mbetën në det me një pedalon, shpëtohen 4 pushuesit

Katër pushues janë shpëtuar, të cilët kishin mbetur në det në Ksamil me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit.

“Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës”, njofton policia.

Ata kanë lajmëruar Policinë dhe është bëri i mundur nxjerrja e tyre në breg dhe të katërt ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej turistëve ishin të mitur.

Advertisement