Connect with us

Kronike

Ky është viktima në Shkodër/ Futet në banesë dhe e qëllon me armë

SHKODËR– Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. NTV,AL ka mësuar se një person është futur brenda në shtëpi, e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’, por shkaqet ende nuk dihen. NTV.AL ka siguruar edhe foton e viktimës Vuksani.

51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia para një muaji në Shkodër dhe jetonte vetëm në banesë. Autori është futur, e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani. Sipas policisë rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri Petrit Vukasni.

‘Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

 

Advertisement