Kosova
KTHESA E DYSHIMTE e Vjosa Osmanit dhe heshtja e zhurmshme e presidentes
Analisti Baton Haxhiu, duke skanuar fjalimin ne Kuvend te presidentes se Kosoves, e cila kritikoi ashper kryeministrin Kurti për paaftësinë në ndërtimin e marrëdhënieve me aleatët, tha se “përpjekja e Vjosa Osmanit për të kapur momentin e krizës dhe për ta pozicionuar veten si liderja e shpëtimit, është e qartë, por gjithashtu ai shtroi pyetjen nëse kjo ka ardhur kaq vonë, dhe a mund të ketë ende besueshmëri?
Sipas Baton Haxhiut, “Shqetësimet e ngritura nga presidentja për Asociacionin dhe aleancat janë legjitime, por mungesa e sinqeritetit për heshtjen e saj të gjatë ndaj qasjes së gabuar të Kurtit ngre pikëpyetje për qëllimin e vërtetë të këtij fjalimi.
“Nuk është e mjaftueshme të kritikosh bixhozin e Kurtit me aleatët; lidershipi kërkon veprim, përgjegjësi dhe transparencë—atribute që kanë munguar jo vetëm te Kurti, por edhe te vetë Osmani. Por nëse ky është fillimi i një kthese të mirëfilltë, atëherë duhet ta shohim me vepra, jo vetëm me fjalime” – ka shkruar Haxhiu ne nje editorial duke theksuar se “Raportet me Shqipërinë janë një tjetër shembull i lëvizjeve kontradiktore të Vjosa Osmanit”.
“Dikur kritike ndaj Edi Ramës, të cilin e ka përshkruar si një zë të papërshtatshëm për shqiptarët dhe të afërt me Serbinë, sot Osmani po kërkon ndërtimin e një aleance më të fortë me Shqipërinë. Po a mund të ndërtohet miqësi mbi dyshime të heshtura dhe heshtje të zhurmshme” – ka pyetur analisti i njohur.
Sipas tij, fjalimi I presidents se Kosoves është një “kthesë që flet më shumë për nevojën për audiencë sesa për bindje” dhe se “Miqësia e re, në kontrast me akuzat e mëparshme, lë shijen e një kalkulimi politik që nuk i bind të gjithë”.
“Në kohën kur Kosova po përballet me sfida të brendshme dhe presione ndërkombëtare, fjalimi i Vjosa Osmanit reflekton tensionet e akumuluara në skenën politike. Presidentja artikulon një shqetësim të drejtë për aleancat jetike të Kosovës, por toni konfrontues ndaj Kurtit krijon zero rezultat.
T’i quash qasjet e kryeministrit “bixhoz” mund të jetë një strategji për të vendosur distanca, por në këtë fazë krijon polarizim me efekt për askënd. Vjosa Osmani e humbi kohën dhe peshën e fjalisë e zbehu sepse, gjithcka qe ajo tha, e tha me shume shume vonese. Gjithcka e tha vetëm kur kuptoi se Albin Kurti e poshtëroi duke ia marrë listën e saj Guxo, duke I lene presidentes vetëm guximin e papërdorshëm” – ka theksuar Baton Haxhiu.