Connect with us

Kosova

Kthetrat e Serbisë/ Duan përgjakjen e Veriut

Blerim Vela, Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, deklaroi se Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, duke u përpjekur që perms presionit,  t’i tërheqë nga gara kandidatët e komunitetit serbë.

Këtë të diel, më 23 prill, në katër komunat në veriun e Kosovës, pra në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.

Vela i Presidencës tha se Serbia po provon të mos i lë në garë serbët, që kanë vendosur të kandidojnë në zgjedhjet e shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani.

Lista Serbe, subjekti më i madh politik, që orkestrohet nga Beogradi zyrtar, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtyre komunave në nëntor dhe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje.

Advertisement