Kronike
Ktheu fabrikën e këpucëve në ‘fermë kanabisi’, arrestohet shqiptari
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari kishte kthyer një fabrikë të vjetër këpucësh në ‘fermë kanabisi’.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të qytetit Elçes. Gjatë kontrollit policor në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 1100 bimë kanabis dhe marijuanë. Sakaq ai akuzohet për mashtrim në rrjetin e energjisë elektrike.
Aktualisht 33-vjeçari ndodhet në burgun e qytetit Elçes, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.