Connect with us

Aktualitet

Kthyen shtëpinë në arsenal armësh, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër, banues në Peqin janë arrestuar ditën e sotme nga Policia, pasi akuzohen për armbëmbajtje pa leje.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, janë gjetur armë zjarri e kallashnikov të fshehura në katër çanta.

Si rezultat janë arrestuar shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç), të akuzuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Në kuadër të operacionit “Brothers”, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.

Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement