Pinknews
Ku është Melisa… humbasin gjurmët
Melisa dhe Andi i kanë dhënë fund me të vërtet kësaj here. Edhe pse shpeshherë janë përfolur në media për ndarje, së fundmi të dy kanë pranuar se nuk janë më bashkë.
Andi ka treguar gjatë një interviste se lidhja mes tyre u bë toksike dhe se ziheshin shumë, kështu që vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies. Ndërsa Melisa është shprehur se nuk ka më kthim pas.
Së fundmi Melisa ka realizuar dhe një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe të gjithë janë kurioz të dinë nëse ajo është në një lidhje të re.
“A je në një lidhje apo single?”, e pyet një ndjekës dhe Melisa i thotë se është “shumë e lumtur single”.
Andi dhe Melisa kanë bashkëjetuar prej më shumë se 1 vit bashkë dhe e pyetur se me kë po e vazhdon jetën e saj tani, këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” ka treguar se ndodhet pranë familjes së saj, qenushave dhe shoqërisë.