Connect with us

Sport

Kualifikoi Anglinë në finale, reagon Watkins: Betohem për fëmijët e mi, që i thashë Palmerit se…

Ollie Watkins ishte padyshim heroi i Anglisë në sfidën kundër Holandës, me golin e shënuar në minutën e fundit të gjysmëfinales.

Sulmuesi i “Tre Luanëve” u shpreh pas ndeshjes se kishte folur pikërisht me asistuesin e tij, Cole Palmer, se do të shënonte.

“E pabesueshme, e kam pritur këtë moment me javë të tëra, u desh shumë punë dhe Jam shumë i lumtur që pata këtë mundësi, jam vërtet mbi hënë, betohem për jetën e fëmijëve të mi, hyra me Palmerin dhe në momentin e zëvendësimit i thashë: ‘Tani hyjmë dhe më duhet asistimi për golin’. Dhe kështu shkoi. Kishte shumë kritika, por në fund jemi në finale dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, u shpreh sulmuesi i Aston Villas.

Advertisement