Connect with us

Kosova

Kuçedrës ti pritet koka/ Sytë katër…ata janë gati për pushtim

Politikani serb Beanimir Nestoroviç, para disa ditëve bëri thirrje për luftë duke thënë se “Serbia duhet të bëhet gati për pushtimin e Kosovës në një moment të përshtatshëm”.

Nestoroviç, në deklaratën e tij skandaloze mes tjerash tha: “Kemi një ushtri, më shumë se 100 mijë ushtarë të cilët janë të përgatitur për të luftuar, të cilët me dëshirë do të merrnin pjesë në çlirimin e Kosovës”.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, i cili ditë më parë vizitoi varrezat e Jasharajve në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet serbe, ka thënë se Nestoroviç është nbashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiçit dhe agjent i Vladimir Putinit.

Retorika luftënxitëse e politikanëve serbë ndaj Kosovës po vazhdon të bëhet hapur, ndërkohë që dialogu nuk po sheh as në horizont ndonjë epilog.

Duke komentuar këtë situatë, ish-ushtaraku dhe ish- kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi ka thënë se kjo është tendencë për krijimin e Donbasit në Kosovë.

Sipas tij, çështja e thirrjeve publike për të pushtuar Kosovën është pjesë e mbijetesës politike dhe populizmit të politikanëve serbë.

“Sot kemi përplasje të thella mesë blloqeve politike Lindje- Perëndim, gjë që motivon shtetet agresore për të shfrytëzuar momentumin e tyre për të realizuar qëllimet pushtuese. Në këtë logjikë është edhe Serbia. Çështja e thirrjeve publike shoveniste e retorikave të zyrtarëve serbë siç ishte rasti i Branimir Nestoroviç për të pushtuar Kosovën, është pjesë e mbijetesës politike, populizmit, janë pjesë e mendësisë shekullore me të cilën ata janë ushqyer, mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe për të realizuar ëndrrën për Boten Serbe” – ka deklaruar Ferizi.

Ai me këtë rast rikujtoi sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se kjo tregon qëllimin e Serbisë për shkëputjen e veriut të Kosovës.

“Vetë fakti që në shtator 2023, nga bandat terroriste të sponzorizuara e armatosur nga Serbia, u bë agresion luftarak e terrorist në Banjskë, ndaj rendit dhe sovranitetit të Kosovës, kjo do të thotë shumë dhe tregon qëllimin për shkëputjen e veriut të Kosovës, duke shtuar faktin që Serbia në qershor të vitit 1999 nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës pra kapitullimin dhe humbjen e së drejtës së kontrollit mbi të” – ka potencuar ish ushtaraku.

Ferizi ka theksuar gjithashtu se armatosja e Serbisë tregon për pretendimet territoriale të saj bashkë me Rusinë, përmes destabilizimit, me sulme kibernetike e hibride për të arritur qëllimet e tyre hegjemoniste për avantazhe strategjike, ekonomike e qëllime të ndikimit politik në rajone të caktuara” – ka nënvizuar Ferizi

Nxitja e konflikteve në Bosnje, Kosovë e Mal të Zi, ka mesazhin e një shpërqendrimi dhe vendosje për njohje deri në reciprocitet.

Kosova nuk guxon të bëjë vonesa në procesin politik të dialogut dhe forcimin e subjektivitetit të saj, po ashtu armatosjen dhe forcimin e FSK në partneritet me NATO-n si garancia e vetme. Qëndrimi pezull në statuskuo i konvenon vetëm Serbisë e Rusisë për një moment të përshtatshëm për realizimin e qëllimeve të tyre pushtuese” – potencoi ish ushtaraku.

Advertisement